Ujërat e zeza në Shengjinin turistik, banorët: Situata vijon prej vitesh, po na rrezikohet shëndeti

29 Mars 2020, 14:26| Përditesimi: 29 Mars 2020, 15:08

  • Share

Teksa i gjithë vendi po lufton me një pandemi botërore si koronavirusi, qytetarët e Shëngjinit rrezikohen edhe nga ndotja e shkaktuar nga ujërat e zeza.

Në një kanal në anë të rruges derdhen ujera të zeza, duke krijuar ndotje të zonës përreth dhe një panoramë jo të denjë për prezantimin e Shëngjinit turistik, i cili është mjaft i frekuentuar nga vendas e të huaj gjatë stinës së verës.

Banorët thonë se prania e ujerave të zeza në siperfaqe vijon prej disa vitesh, duke u kthyer në rrezik serioz për shëndetin e tyre.

Problematika është e njohur për institucionet përgjegjëse, por vijojnë të heshtin duke mos marrë asnjë masë për t'i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje e cila ndikon negativisht për sezonin turistik.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • mali: 31/03/2020 00:19

    C'DO gje qe eshte bere ne shengjin dhe ne te gjithe plazhet e shqiperise,,,,eshte bere gabim dhe me nxitim ,,,pa marre mendimin e arkitekteve dhe urbanisteve,,,,prandaj kemi kete gjendje...ne shengjin duhen shembur nja 50 pallate dhe te sistemohet e riorganizohet qyteti nga arkitektet ,,ndryshe do hani mut me gavete...

    Përgjigju
  • Na mbyten katunaret: 30/03/2020 00:01

    Duke pare qe mbrapa plazhit te shengjinit eshte mali i rencit,aty duhej te ishte punuar me kujdes,,duheshin ndertuar vetem 10-15 resorte te medha dhe nja 20 restorante ,,dhe te ndertohej nje deborator per te pastruar ujrat e zeza ,,,por bashkia atje ka bere gabime te pariparuesshme duke dhene leje per pallate,,kjo nuk duhej te ndodhte,,problemet qe sot dalin ne shengjin eshte e pamundur ti zgjidhesh,,te njejtat gabime jane bere ne durres,golem,,e qerret,,kryetaret e ketyre bashkive duhet ti hetoje spaku......!!!!!!!

    Përgjigju
  • Arifi: 29/03/2020 23:51

    S'ka gje mut eshte,,ate mut e hane peshqit,,dhe ju si pushues e hani ate peshk,,,duhet bere nje deborator i madh qe te perpunoje ujrat e zeza,,,,duhen fonde te medha dhe infrastukture rrugore,,nuk behen kollaj.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?