UEFA zgjedh Lisbonën për Champions League, luhet me tek ndeshje dhe 2 fasha të ndryshme orari (VIDEO)

10 Qershor 2020, 14:29| Përditesimi: 10 Qershor 2020, 16:30

  • Share

Pritet vetëm zyrtarizimi, por plani është i qartë, faza e mbetur e Champions League do të luhet në Portugali dhe më konkretisht në Lisbonë. Mediat ndërkombëtare më të mëdha sportive shkruajnë se UEFA ka hedhur poshtë hipotezën e Madridit dhe ka zgjedhur Lisbonën për disa arsye.

E para dhe më e rëndësishmja është se në Portugali situata me koronaviurisin është më në kontrroll se çdo vend tjetër, ndërsa e dytë është se në Lisbona janë dy stadiume, Da Luz dhe Alvalade shumë pranë, ndërshe nga Madridi ku në funsksion është vetëm ‘Wanda Metropolitano’, pasi ‘Santiago Bernabeu’ është në rikonstruksion.

Plani është që faza e mbetur e Champions-it, kompeticion i ndërprerë si gjithë të tjerët nga koronavirusi, do të luhet nga data 8 deri më 23 gusht. Fillimisht me datë 8 dhe 9 gusht do të luhen 4 ndeshjet e mbetura të fazës së 1/8 me dy fasha të ndryshme orari. Më tej në çerekfinale do të proçedohet me ‘final-eight’, me klubet që do të luajnë me tek ndeshje, deri në finalen e 23 gushtit. Të gjitha takimet do të jenë pa tifozë.

Sipas mediave ndërkombëtare tashmë ky plan është vendosur, por UEFA do ta bëjë zyrtare më 17 qershor kur të mbajë edhe mbledhjen e paralajmëruar për këtë çështje.

Më e paqartë është situate me Ligën e Europës, për të cilën UEFA po mendon një zgjidhje të njëjtë. Me shumë mundësi, do të jetë Gjermania që do të presë këtë kompeticion.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?