UEFA zgjat sezonin: Kampionatet të përfundojnë me çdo kusht, shtyhen miqësoret e qershorit

1 Prill 2020, 14:56| Përditesimi: 1 Prill 2020, 15:13

  • Share

UEFA ka zhvilluar sot një mbledhje nëpërmjet video konferencës me 55 sekretaret e përgjithshëm të të gjitha federatave ku është diskutuar për çështjen e kalendarëve në kampionatet respektive.

Janë shqyrtuar disa opsione edhe në varësi të ecurisë së situatës nga koronavirusi por ajo që është bërë e qartë është se UEFA ka prioritet absolut përfundimin e 5 ligave të mëdha dhe të Champions dhe Europa League edhe përtej muajve të verës.

Është marrë vendim edhe në bashkëpunim me FIFA-n që të anulohen miqësoret e ekipeve Kombëtare të shtyra për në muajin qershor ndërsa muajt prill dhe maj quhen të "humbur". Pra për UEFA-n në këtë situatë në prill dhe maj është e pamundur që të luhet futboll dhe nëse situata nga COVID-19 qetësohet futbolli mund të rinisë në qershor.

Është bërë e qartë që prioritet i këtij sezoni është përfundimi i kampionateve respektive ndërsa i sezonit që vjen prioritet është zhvillimi i Europianit dhe i Botërorit të klubeve që organizohet nga FIFA.

Përgatiti Andi Kapxhiu

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?