UEFA përzgjedh Shqipërinë për kompeticionin e saj të ri, ndeshja finale luhet në stadiumin Air Albania

2 Dhjetor 2020, 20:58| Përditesimi: 2 Dhjetor 2020, 21:39

  • Share

Stadiumi “Air Albania” është përzgjedhur nga UEFA për të pritur finalen e parë të kompeticionit më të ri “Conference League”.


Në fakt, “Conference League” është kompeticioni i tretë nga UEFA që organizohet pas Champions League dhe Europa League. Ai do të nisë nga sezoni 2021-2022 dhe finalja e parë do të bëhet në stadiumin kombëtar “Air Albania” në Tiranë. 


Vendimi pritet të zyrtarizohet nesër nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s. Një arritje kjo edhe që duket se është bërë e mundur edhe falë lobimit të presidentit të FSHF-së, Armand Duka i cili prej mëse dy vitesh është pjesë e organit vendimmarrës të qeverisë europian të futbollit.

Komento

Komente

  • enea: 02/12/2020 22:48

    Stadjumi me te vertete eshte shum i mire por fusha eshte skandal, tapeti eshte i cilesise me te ulet gje qe ben te shkulen plisa. Ky eshte turpi dhe hajduteria e Dukes.

    Përgjigju
    • Klani i Zemunit: 03/12/2020 19:39

      KE shume te drejte, si nuk flet askush qe nga Trajneri i kombetares , lojtaret , ekspertet qe duhet ta bojkotojne fushen e deri tek organet e zbatimit te ligjit, nje fushe futbolli qe nuk mban dot lojtaret siper ,eshte nje veper penale ne faqe te botes dhe per turp te te gjitheve anashkalohet sikur te ish dicka normale, ...Jo po tapeti ka disa probleme e terci e verci.....Hajdute te qelbet dhe shoqeri e kalbur nga vesi i vjedhjes e i pervetsimit te parase publike.Ne kohen e ENVERIT keta plehra do te ishin varur prej gjuhe.

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?