Delegacioni i UEFA-s

UEFA mbërrin në Tiranë, do të monitorojë procesin zgjedhor në FSHF! Armand Duka akuzohet për manipulime, Gjykata ia ka bërë nul procesin në Tiranë

14 Shkurt 2022, 17:58| Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 18:01

  • Share

Një delegacion ekspertësh të UEFA-s kanë mbërritur sot në Tiranë për të monituaruar procesin e zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollity. Sipas njoftimit të FSHF në përbërje të këtij delegacioni janë Luca Nicola (Shef i qeverisjes së federatave anëtare në UEFA), Luka Zajc (Shefi i Çështjeve Korporative) dhe Yann Hafner (Ekspert i çështjeve statutore dhe rregulloreve).

FSHF njofton se pasi të njihet me të gjitha problematikat, pretendimet e palëve dhe të shqyrtojë dokumentacionin e procesit zgjedhor, misioni monitorues i UEFA -s do të përgatisë një raport të detajuar që do të t’i paraqitet Presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin, Kryeministrit Edi Rama si edhe FSHF-së.

Delegacioni do të qëndrojë disa ditë në Tiranë, pasi UEFA është shumë e ndjeshme në rastet e ndërhyrjes së politikës në çështje të futbollit dhe procesin zgjedhor për organet drejtuese të FSHF-së.

Kujtojmë se para disa ditësh FSHF mbylli përmes një procesi manipulativ zgjedhjet në 8 shoqatat rajonale të futbollit që kanë gati 50% të votave në asamblenë e 2 marsit.

Më 10 shkurt Gjykata e Tiranës rrëzoi asamblenë e mbajtur në zyrat e FSHF në 24 janar që zgjodhi Krenar Alimehmetin dhe njohu Asamblenë e Shoqatës rajonale të futbollit Tiranë që zgjodhi Eduard Prodanin si kryetar FSHF ende nuk ka reaguar. Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës pritet që e njëjta gjë të ndodhi edhe me zgjedhjet në shoqatat e tjera pas denoncimeve për manipulime që janë bërë në Prokuroritë përkatëse. Në gjykatë për manipulimet e federatës janë edhe shoqatat e Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës, ndërsa edhe Fieri e Korça kanë patur kundërshti të forta.

Në këtë situatë shanset më të mëdha janë që në 2 mars të mos ketë garë dhe Asambleja zgjedhore e FSHF të shtyhet. Në garë janë të konfirmuar Armand Duka, komentatori Dritan Shakohoxha dhe ish-sekretari i përgjithshëm i federatës Sulejman Starova.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkoder Locja: 15/02/2022 17:00

    Nuk I shtoj asnje pik apo presje dy komenteve ma posht.Ghithca ka kry,votim ne rresht zgjidhet Duka ne sy te hujve sic ka than Paulin Preka ne at humorin DHOM E HU ose HU E DHOM.

    Përgjigju
  • Iris: 15/02/2022 03:33

    Keta shulat e UEFA-s nese nuk kontaktojne rivalet dhe kundershtaret e Dukes dhe te njihen me vendimin gjyqesor te gjyk.te Tiranes, do te dalin lloz.Duka zgjodhi <<elektoret>> e tij dhe keta kane per te votuar si dikur populli per PPSH, 99.99 % votat per FRONTIN (Duken).

    Përgjigju
  • Albfire: 14/02/2022 18:30

    Po keta erdhen te monitorojne procesin e votimit mbasi ka mbaruar votimi ne rrethe?! Domethene do monitorojne sa te lire do votojne njerezit qe ka zgjehdur Duka ne diten e asamblese?! C'jane keto budallalliqe?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?