UEFA konfirmon Valencia-Atalanta pa tifozë, por heq frikën e madhe për finalen e Champions League

5 Mars 2020, 16:32| Përditesimi: 5 Mars 2020, 16:49

  • Share

Me një njoftim të lëshuar ditën e sotme nëpërmjet klubit të Atalantës UEFA ka konfirmuar se ndeshja e kthimit të Champions League mes Velancia-s dhe Atalantës do të luhet me dyer të mbyllura, pa tifozë. Arsyeja është vendimi që ka marrë ministria e shëndetsisë në Valencia, e cila e frikësuar nga përhapja e virusit në Itali dhe transportimit të mundshëm nëpërmjet tifozëve në Spanjë, ka shkuar në këtë masë drastike.

Ndeshja mes Valencia-s dhe Atalanta-s është e vlefshme për turin e 1/8 të Champions League, me skuadrën italiane që në takimin e parë të zhvilluar në San Siro fitoi me shifrat 4-1. Vendimi për të luajtur pa tifozë padiskutim që shkon në favor të italianëve, pasi mungesa e lojtarit të 12 do të ndikojë jo pak në synimin e Valencia-s për të bërë përmbysjen e madhe.

Sakaq UEFA ka njoftuar po sot se ka nxjerrë në shitje 6 mijë bileta për ndeshjen finale të Champions League më 30 maj në Stamboll, duke shuar kështu zërat se finalja do të luhet pa tifozë për shkak të frikës së koronavirusit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?