Serbi - Mali i Zi

UEFA 'fal' Serbinë, i ul gjobën dhe lejon tifozët në stadium

16 Nëntor 2023, 14:49| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 14:50

  • Share

Komisioni i Disiplinës në UEFA ka pranuar pjesërisht ankesën e Federatës së Futbollit të Serbisë për dënimin e një ndeshjeje pa praninë e tifozëve. Në sfidën e fundit kualifikuese, Serbia do të takohet me Bullgarinë më 19 nëntor në Leskovc dhe kjo ndeshje do të jetë vendimtare për kualifikimin në Euro 2024.

Dy javë më parë, UEFA gjobiti federatën serbe për problemet e shkaktuara nga tifozët dhe një sërë dështimesh organizative në ndeshjen kundër Malit të Zi, duke luajtur një ndeshje në shtëpi me tribunat bosh dhe me gjobë prej 89.500 euro.

Pas ankesës së Federatë Serbe të Futbollit, UEFA ka ulur dënimin. Me vendimin e ri, tribuna perëndimore e stadiumit do të jetë e hapur për ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Bullgarisë, ndërsa vetëm fëmijët nën 14 vjeç do të lejohen të hyjnë në tre tribunat e tjera. Gjithashtu, gjoba është ulur në 50 mijë euro.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?