Stadiumi 'Air Albania'

UEFA e konfirmon: Në 'Air Albania' finalja e parë e Conference League! Reagon Duka

3 Dhjetor 2020, 17:57| Përditesimi: 3 Dhjetor 2020, 17:59

  • Share

UEFA ka marrë sot vendimin.  Stadiumi “Air Albania” do të jetë pritësi i finales së parë të kompeticionit më të ri në rang klubesh “Conference League”. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur sot përmes video-konferencës dhe mori këtë  vendim historik për Shqipërinë! Finalja do të luhet në vitin 2022.

Në lidhje me këtë vendim reagoi edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili është njëherësh edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s/

“Tre dhjetor 2020, një tjetër datë historike për futbollin dhe për Shqipërinë! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi t’i besojë FSHF-së organizimin e finales së parë të kompeticionit më të ri europian ‘UEFA Conference League’ në vitin 2022 në stadiumin ‘Air Albania’.

Kjo është një ngjarje e rëndësishme për futbollin, Tiranën dhe Shqipërinë! Për këtë duhet të ndihemi të gjithë krenarë. Është gjithashtu edhe një dhuratë e çmuar për Shqipërinë dhe shqiptarët, që më në fund mund të gëzojnë pas shumë peripecish të kaluara, që nga tërmeti e deri te pandemia Covid-19 që po përjetojmë. Urojmë që ky lajm t’i hapë rrugën lajmeve të tjera pozitive për shqiptarët.

Dua t’i garantoj se ne do të bëjmë maksimumin për një organizim perfekt të finales. Shqipëria dhe shqiptarët shquhen për mikpritje, të cilën do të kenë mundësi ta demonstrojnë akoma më shumë në këtë rast. Ju mirëpresim në Tiranë me shumë kënaqësi në maj 2022!”, – shkruan Presidenti Duka në reagimin e tij.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • taku: 04/12/2020 18:53

    Me ate fushe te ndyre i bie qe te luajn perball universitetit ne asfalt. Hajduteria e Armand Dukes nuk ka kufi.

    Përgjigju
  • Real: 03/12/2020 18:53

    Me ate fushe bari qe ka Air Albania duhet te futen lojtaret me çisme llastiku se bari o cop cop.Tapeti nuk eshte ne nivelin e finaleve.Per te ardhur keq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?