Përballja mes Malit të Zi dhe Serbisë

UEFA dënon Serbinë për thirrjet anti-Kosovë

10 Maj 2023, 16:40| Përditesimi: 10 Maj 2023, 16:41

  • Share

Federata Europiane e Futbollit (UEFA) ka dënuar Serbinë që të luajë një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Europian 2024 me dyer të mbyllura. Dënimi ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë u dha për shkak të thirrjeve diskriminuese nga tifozët serbë në duelin kundër Malit të Zi në Podgoricë. Serbët hapën pankarta dhe brohoritën kundër Kosovës, teksa UEFA i ka dënuar edhe me gjobë.

“Gjobitet Federata e Futbollit e Serbisë me 50,000 €, urdhërohet që të luajë një ndeshje si pritëse me dyer të mbyllura dhe ndalohet Federata e Futbollit e Serbisë që t'u shesë bileta tifozëve të Serbisë për ndeshjen e radhës, për sjelljen diskriminuese të mbështetësve të saj”, thuhet në vendimin e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s.

Dënim me mbylljen e sektorit të ultrasve dhe me 20 mijë euro gjobë edhe për kombëtaren e Malit të Zi.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?