UEFA

UEFA bën prapakthehu, skuadrat ruse nuk do lejohen në garat evropiane

11 Tetor 2023, 11:32| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 11:33

  • Share

Rusia nuk do të lejohet të luajë në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian U-17 këtë muaj, tha të martën organi evropian i futbollit UEFA. Kundërshtimi i gjerë nga federatat anëtare për të luajtur me Rusinë në çdo nivel të lojërave ndërkombëtare çoi në sprapsjen e UEFA-s në ndalimin e përgjithshëm të skuadrave ruse, vendim të cilin ajo ishte përpjekur në mënyrë të diskutueshme ta ndryshonte dy javë më parë.

UEFA kishte lehtësuar çuditërisht politikën e saj që të gjitha ekipet kombëtare dhe klube ruse të përjashtohen nga garat ndërkombëtare, e cila ka qenë në fuqi që kur Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar.

Organi i futbollit kishte përmendur rëndësinë e mos dënimit të fëmijëve për vendimet e qeverieve duke sugjeruar që ekipet ruse U17 mund të luanin në garat ndërkombëtare, por pa ngjyrat e tyre kombëtare, flamurin ose himnin.

Tanimë, pasi i lejuan dy javë më parë të merrnin pjesë në garat ndërkombëtare, UEFA ka ndryshuar vendimin duke mbajtur sërish pezull skuadrat ruse.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?