Udhëtoi duke mbajtur armë në çantë, arrestohet në aeroportin e Hong Kongut Senatori amerikan, Jeff Wilson

24 Tetor 2023, 14:18| Përditesimi: 24 Tetor 2023, 14:19

  • Share

Një senator i Washingtoni-t, Jeff Wilson, u arrestua në aeroportin në Hong Kong dhe u akuzua për posedim të një arme zjarri të paregjistruar. Ai u lirua me kusht të dielën dhe do të përballet me një seancë dëgjimore më 30 tetor.

"Ishte një gabim i sinqertë dhe unë pres që situata të zgjidhet së shpejti", tha ai në një deklaratë.

Wilson tha për mediat se nuk e kuptoi se arma e shkarkuar ishte në çantën e tij kur kaloi përmes sigurisë në aeroportin në Portland, Oregon. Një zëdhënës i Portit të Portland, i cili operon Aeroportin Ndërkombëtar,  referoi një kërkesë për koment Administratës së Sigurisë së Transportit, e cila menaxhon të gjithë kontrollin e pasagjerëve në aeroport, raporton agjencia e mediave nbcnews.

Wilson tha në deklaratë se ai e zbuloi armën gjatë fluturimit të tij nga San Francisko në Hong Kong, kur mori në çantën e tij një çamçakëz. Ai njoftoi menjëherë autoritetet doganore pas uljes në territorin kinez duke thënë se arma ishte e rreme. 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?