Moment nga ndeshja

Udhëtoi 8 mijë kilometra për të parë skuadrën e zemrës, ndeshja anulohet

7 Shkurt, 17:25
  • Share

ANGLI - Një tifoz futbolli udhëtoi më shumë se 8 mijë kilometra nga Kina për të parë ndeshjen e ekipit të tij të preferuar në Angli, vetëm se nuk e dinte që ndeshja do braktisej pas vetëm disa minutash, kjo për shkak të motit të keq me reshje shiu.

Mësuesi Andy Bebbington dhe tifozët e tjerë të Boltonit panë vetëm nëntë minuta lojë të “League One” në Cambridge. Shiu i dendur bëri që fusha të përmbytej nga uji dhe më pas u vendos të anulohej loja. “Ishte pak makth për të qenë i sinqertë”, tha tifozi për BBC.

"Unë kam dhënë mësim anglisht në Kinë për pesë vitet e fundit, këtë kohë të vitit është Viti i Ri Kinez, kështu marrim dy javë pushim. Pashë listën e ndeshjeve dhe kjo u shfaq. Mendova se Cambridge në shkurt do ishte mirë, ishte thjesht fati im”, shtoi ai.

Bebbington, është i vendosur në qytetin e Suzhou, 30 minuta larg nga Shangai, teksa vendosi të shohë anën e mirë sepse “gjëra më të këqija mund të ndodhin”.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?