Udhëtoi 2400 kilometra me biçikletë nga Gjermania në Shqipëri, 60-vjeçari rrëfen aventurën e vështirë: Doja të arrija në kufi të mundësive të mia

1 Dhjetor 2022, 13:48| Përditesimi: 1 Dhjetor 2022, 14:07

  • Share

Agron Qelibari është një personazh i veçantë që ka udhëtuar për 20 ditë nga malet e Freiburgut në Gjermani deri në Shqipëri. Ai ka bërë rreth 2400 kilometra me biçikletën e tij për t’i dalë deri në fund dhe me sukses këtij udhëtimi. Agroni jeton prej 31 vitesh në Freiburg të Gjermanisë

Një aventurë sa e bukur aq dhe kurioze. Në një intervistë për “Rreze Dielli” ai tregoi pasionin për sportet ekstreme.

Udhëtimi zgjati 20 ditë, kisha një biçikletë dhe 8 euro në ditë për shpenzime. Por mbaja një kartë me vete që të siguroja çdo gjë që mund të doja. Nuk flija më shumë se 5-6 orë, dhe pushimet bëheshin në rrugë, anës rrugës” tregon ai.

Ndërsa këtë vjeshtë ndërmori edhe një tjetër udhëtim nga Sarandë në Tiranë në  këmbë.

“Unë herën e fundit, para disa ditësh ndërmora një marshim jo shumë të gjatë, nga Saranda në Tiranë. E zgjodha nga Saranda në Tiranë sepse fillon me male dhe doja që të shkoja shumë shpejt në kufi të mundësive të mia. Nëse i vendos vetes një qëllim nuk ka asgjë që nuk arrihet. Udhëtimi zgjati 6 ditë, pushoja rreth një orë e gjysmë dhe vazhdoja udhëtoja edhe gjatë natës, i kisha vendosur vetes limitin për shpenzime 4 euro. Merrja një vakt në ditë, zakonisht në darkë” tha ai.

60-vjeçari  ka bërë shpesh aventura të tilla. Agroni përveçse në biçikletë, bën ecje ekstreme dhe në male. Ai i pëlqen shumë aventura të tilla. Ideja për të bërë një udhëtim të tillë lindi nga fëmijët.

“Fëmijët më këshilluan që t’I bëja publike sepse ndoshta ka njerëz në Shqipëri, që marrin një lloj sjellje nga kjo që ti bën, për mënyrën e gjetjes së arsyes përse jemi në këtë botë” rrëfen ai.

Ndër të tjera, ai tha se nuk ka ndërmend që t’i ndalojë këto aventura, në të ardhmen do të përpiqet që të marr nisma dhe marshime të tjera.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?