Udhëtimi rreth botës/ Familja hungareze kalon pandeminë e COVID-19 duke lundruar

8 Shkurt 2021, 11:55| Përditesimi: 8 Shkurt 2021, 17:11

  • Share

Ndërsa bota po lufton me pandeminë, një familje me origjinë nga Hungaria vendosi në mes të vitit 2020 të përmbushte një ëndërr, lundrimin rreth globit me një varkë.

Për familjen me 4 anëtarë Bosze, gjithçka nisi në verë të vitit 2020, pasi ata u larguan nga një port kroat dhe vazhduan lundrimin e tyre rreth Italisë dhe Spanjës, e më pas u ndalën edhe në Kepin e Verde përpara se të kalonin në Atlantik.

"Për mua është një përjetim fantastik pasi unë mund të kaloj më shumë kohë me fëmijët e mi, në vend që të kthehem në shtëpi i rraskapitur”, tha 48-vjeçari Domonkos Bosze, i cili ka krijuar edhe një zyrë në anijen e tyre.

" Moti përcakton se në cilën mënyrë do të udhëtojmë, pasi stinët e uraganit dhe cikloneve vendosin kufijtë për lundrimin e secilit rajon.", shpjegoi çifti.

Ai dhe gruaja e tij Anna, të cilat kanë lundruar për më shumë se një dekadë, e kishin planifikuar aventurën shumë më parë se pandemia të godiste tokën.

Në varësi të kufizimeve të COVID, ata planifikojnë të lundrojnë këtë vit ose vitin e ardhshëm drejt Paqësorit dhe tani ata thonë se udhëtimi i tyre mund të zgjasë edhe 5-6 vjet, duke ndaluar për periudha të gjata në Paqësorin Jugor dhe në Oqeanin Indian.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?