Udhëtimi i parë jashtë vendit që nga urdhri i arrestit, Putin mbërrin në Kirgistan

12 Tetor 2023, 08:41| Përditesimi: 12 Tetor 2023, 13:28

  • Share

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mbërritur në Kirgistan, sipas raporteve të mediave ruse. Ky është udhëtimi i parë jashtë vendit për Putin që kur u lëshua një urdhër-arresti kundër tij pas pushtimit të Ukrainës nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. 

Gjatë vizitës së tij në Bishek, Putin do të takohet me homologun e tij Kirgistan, Sadyr Japarov, ndërsa nesër do të marrë pjesë në një samit të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura, i cili mbledh shumicën e ish-republikave sovjetike. 

Ai nuk rrezikon arrestimin, sepse vendi nuk njeh juridiksionin e Gjykatës.

Ora 13:28
Blinken: Ukraina ka marrë më shumë se gjysmën e territorit të pushtuar nga Rusia

1696709035_antonyblinken.jpg

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, shkroi në platformën X (ish-Twitter) se deri më sot, Ukraina ka rifituar më shumë se gjysmën e territorit të marrë nga Rusia në vitin 2022.

“Armët dhe pajisjet e tjera që kanë marrë do të ndihmojnë në mbështetje të përparimit të Ukrainës dhe do të krijojnë një vrull të ri”, shkroi Blinken.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar një ndihmë të re për dërgimin e armëve në Kiev me vlerë 200 milionë dollarë.

Në paketë gjenden raketa ”Aim-9M” për mbrojtjen ajrore, municione për ”Himars”, armë të lehta dhe mbi 16 milionë copë municione.

”SHBA është e përkushtuar të punojë me aleatët për t’i siguruar Ukrainës atë për të cilën i nevojitet, të mbrojë veten në fushën e betejës. Administrata e Bidenit i bën thirrje Kongresit të respektojë angazhimin ndaj popullit ukrainas duke miratuar financime të mëtejshme”, thuhet në një deklaratë të Pentagonit

Ora 10:43
Putin: Marrëveshjet mes Rusisë dhe Koresë së Veriut do të kontribuojnë në sigurinë rajonale

1694609872_kim.jpg

Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se marrëveshjet dypalëshe me Korenë e Veriut, do të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Putin uroi liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un me rastin e 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, raporton agjencia e lajmeve Tass.

Ai shprehu kënaqësinë për faktin se marrëdhëniet Rusi-Kore e Veriut vazhdojnë të zhvillohen pozitivisht në të gjitha aspektet në bazë të traditave të lavdishme të së kaluarës.

“Jam i bindur se zbatimi i marrëveshjeve do të kontribuojë në zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit konstruktiv dypalësh për përmirësimin e mirëqenies së popujve të dy vendeve dhe sigurimin e sigurisë dhe stabilitetit në gadishullin Korean dhe Azinë Verilindore në tërësi”, thuhej në urimin e Putinit, sipas agjencisë së lajmeve KCNA

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lali: 12/10/2023 13:32

    Cfare thote ky qe ukrainasit kane mare me shume se gjysmen e territoreve te pushtuar nga Rusia ? Dmth jemi afer fundit te luftes me fitoren e Ukraines , me duket si nje perralle per femije poshte moshes 4 vjec

    Përgjigju
    • Bxl: 12/10/2023 14:54

      Hahaha bravo , ja fusin pordhes kot

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?