Udhëheqësit e G-7

Bota

Udhëheqësit e G-7 bien dakord që të sigurojnë 1 miliard dozash vaksinash COVID për vendet e varfra

13 Qershor 2021, 16:10| Përditesimi: 13 Qershor 2021, 16:16

  • Share

Udhëheqësit e G-7-ës kanë rënë dakord që të sigurojnë mbi 1 miliard doza vaksinash për vendet e  varfra.

"Është një hap tjetër i madh drejt vaksinimit të botës", thotë Johnson. 96% e vaksinave të shpërndara nga Covax, janë Astra Zeneca.

Nga ana tjetër kryeministri i britanisë Boris Johnson, vuri theksin për financimin e arsimit kryesisht të vajzave, për të futur 40 milion vajza në gjithë botën në shkollë.

Ai thotë se udhëheqësit kanë rënë dakord për financimin e Partneritetit Global për Edukimin - përfshirë një dhurim prej 430 milion dollarë nga Mbretëria e Bashkuar.

Johonson thotë se është një "turp ndërkombëtar" që disa fëmijë nuk ishin në gjendje të arrijnë potencialin e tyre të plotë për shkak të aksesit në arsim.

"Edukimi i të gjithë fëmijëve, veçanërisht vajzave, është një nga mënyrat më të lehta për të hequr vendet nga varfëria dhe për t'i ndihmuar ata të tërhiqen nga kriza e koronavirusit," shton kryeministri.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?