Charles Michel

Udhëheqësit e BE-së zhbllokojnë paketën e mbështetjes prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën

1 Shkurt, 12:07| Përditesimi: 1 Shkurt, 13:07

  • Share

Njëzet e shtatë liderët evropianë kanë rënë dakord për një paketë ndihme prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën, tha presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

“Ne kemi një marrëveshje", shkroi Michel në X (ish-Twitter).

Ai tha se marrëveshja “mbyll një financim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për Ukrainën”.

Kishte frikë se presidenti i Hungarisë Viktor Orban do të bllokonte paketën e ndihmës siç kishte bërë tashmë në një samit evropian dhjetorin e kaluar, raportojnë mediat e huaja.

Orban kishte thënë se donte të detyronte një rishikim të politikës së BE-së ndaj Ukrainës dhe kishte vënë në pikëpyetje idenë e angazhimit për të financuar Ukrainën për katër vitet e ardhshme.

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, tha se sot ishte “një ditë e mirë për Evropën”.

Ora 13:07
Zelensky: Mbështetja e vazhdueshme e BE-së do të forcojë ekonominë e Ukrainës

1705423124_volodymyrzelensky.PNG

Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha sot (1 Shkurt) se mbështetja e vazhdueshme financiare e Bashkimit Europian do të forcojë stabilitetin ekonomik dhe financiar të atij vendi.

“I jam mirënjohës Charles Michel dhe liderëve të BE-së për krijimin e një fondi për Ukrainën prej 50 miliardë eurosh për periudhën 2024-2027. Është shumë e rëndësishme që vendimi është marrë nga të 27 liderët, gjë që dëshmon edhe një herë unitetin e forte të Unionit”, shkroi Zelensky në X (ish-Twitter).

Ai shtoi se “mbështetja e vazhdueshme financiare e BE-së për Ukrainën do të forcojë stabilitetin afatgjatë ekonomik dhe financiar, i cili nuk është më pak i rëndësishëm se ndihma ushtarake dhe sanksionet kundër Rusisë”.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?