Udhëheqësit e BE-SË vendosin hapjen e negociatave më Bosnjën për anëtarësimin e saj në bllok

21 Mars, 22:56| Përditesimi: 21 Mars, 22:58

  • Share

Një kapitull i ri ka nisur për Bosnjë-Hercegovinën në arenën ndërkombëtare dhe të ardhmen e vendit. 

Ditën e sotme liderët e vendeve anëtarë të BE-së kanë miratuar një vendim për hapjen e negociatave të anëtarësimit për këtë vend.

Lajmi historik u dha nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, gjatë samitit të BE-së në Bruksel.

“Këshilli Evropian sapo vendosi për t’i hapur negociatat e anëtarësimit me Bosnjë e Hercegovinën. Urime. Ju e keni vendin në familjen tonë evropiane“, - shkruan ai në një postim në rrjetin social “X”.

Ai tha se Bosnjës i mbetet tani ta vazhdojë “punën e vështirë” për të arritur përparim të dukshëm për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në bllok.

“Vendimi i sotëm është hap kyç përpara në rrugën e juaj evropiane”, shtoi ai.

Për t’i nisur negociatat e anëtarësimit tash Këshilli i BE-së, me propozim të Komisionit Evropian, duhet të miratojë kornizën e bisedimeve.

Për këtë, Bosnja e Hercegovina duhet të bëjë më shumë reformat të caktuara nga BE-ja, para se të fillojnë bisedimet.

Bosnja e Hercegovina e mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022.

Në samitin e dhjetorit të vitit 2023, BE-ja kishte shprehur gatishmërinë për të nisur negociatat e anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën, me disa kushte.

Ndërsa me 12 mars të këtij viti, Komisioni Evropian dha rekomandimin që të merret vendimi për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën.

 

 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?