Momente nga sherri

U-21/ Sherri në Erzeni-Partizani, 4 futbollistë në hetim! Burime: Lojtarët lanë spitalin pas mjekimit

17 Prill, 13:38| Përditesimi: 17 Prill, 13:44

  • Share

Katër futbollistë të Erzenit dhe Partiznait, të kategorisë U-21 janë vënë në hetim nga Policia pas dhunës në stadiumin  "Tofik Jashari". Superliga shqiptare e futbollit për moshat U-21 zhvilloi dje raundin e 19-të, por sfida mes Erzenit dhe Partizanit degjeneroi në dhunë, grushte, ofendime dhe shkelma.

Policia njofton se ka nisur hetimi për 4 futbollistë, për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje", "Dëmtime të tjera me dashje", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Prishja e qetësisë publike". Në hetim janë vënë futbollistët, Jorgis Hasanas, 20 vjeç, Ralf Çela, 20 vjeç, Joel Serna, 18 vjeç, dhe M. D., 22 vjeç.

Ndërkohë, burime për Report Tv bëjnë me dije se dy futbollistët që përfunduan në spital, pas mjekimit kanë lënë spitalin po ditën e martë të 16 prillit.

Dueli përfundoi 2-2, teksa Partizani mban vendin e dytë dhe Erzeni në pozitën e tretë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?