Bota

U zhduk rreth 1 muaj më parë, gjendet i vdekur boksieri italian

7 Nëntor 2021, 21:32| Përditesimi: 7 Nëntor 2021, 21:35

  • Share

Boksieri 35-vjeçar Alessio Zangrilli është gjetur i vdekur, ndërsa ishte larguar nga banesa më 10 tetor.

Që prej 10 tetorit autoritetet u angazhuan për ta gjetur atë. Mëngjesin e sotëm, i riu u gjet i pajetë në lumin Tiber në Itali.

Sakaq, mësohet se ai është gjetur nga kalimtarët e rastit, ndërsa nuk dihet ende nëse ai ka kryer vetëvrasje, apo e kanë vrarë.

Sipas dëshmive, Zangrilli kohët e fundit vuante nga depresioni, kështu që nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë vrarë veten.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?