Foto nga kërkimet për shqiptarin

U zhduk pas sherrit në familje, shqiptari në Itali gjendet i vdekur pas 3 ditësh

2 Nëntor 2023, 19:07| Përditesimi: 2 Nëntor 2023, 19:11

  • Share

Është gjetur i vdekur 47 vjeçari shqiptar i zhdukur 3 ditë më parë në provincën e Ascolit në Itali. Mësohet se shqiptari ishte larguar nga shtëpia pas një sherri me gruan e tij dhe humbi gjurmët.

Trupi i pajetë i tij është gjetur në mëngjes nga zjarrfikësit dhe mbrojtja civile pranë liqenit Gerosa. Ndërsa automjeti i tij tip “furgon” u gjet pranë liqenit Gerosa, shkruajnë mediat italiane

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së tij, por policia po heton edhe pistën e vetëvrasjes. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?