U zhduk në lumin Seman 1 muaj më parë, rinisin kërkimet për 26-vjeçarin Mateo Lika! Ende mister fati i tij

14 Shkurt 2023, 10:14| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 11:25

  • Share

FIER- Ditën e sotme kanë rinisur kërkimet për Mateo Likën, i cili dy muaj më parë ra në lumin Seman. 

 Pas dy orësh kërkime, palombarët i ndërprenë sërish pasi dështuan të gjenin gjurmë prej tij. 

Si ndodhi ngjarja: 

Prej orës 02:08 të mëngjesit të 15 janarit, celulari i 26-vjeçarit Mateo Lika rezulton i fikur, teksa dyshimet kryesore të policisë janë se ai ka përplasur kangjellat mbi urën e Mbrostarit dhe ka rënë në ujërat e lumit Seman. Report Tv mëson se Policia e Fierit ka arritur të zbardhë komunikimin e fundit të Likës me një mikeshë të tij në Gjermani, shtet nga i cili i riu ishte kthyer prej pak kohësh. Ajo u ka rrëfyer hetuesve se Mateo i kishte thënë se do të shkonte të takonte të motrën në Tiranë pasi e kishte marrë malli për nipin. Pavarësisht se ditësh kontrollet e polumbarëve të RENEA-s kanë qenë intensive, asnjë shenjë e të riut dhe makinës së tij nuk është gjetur. Dyshimet janë që për shkak të thellësisë ku mund të ketë përfunduar makina, llucës dhe rrjedhës së ujit në lumin Seman, magnetët e RENEA-s të mos kapin gjë. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Për kë do të votonte sipas jush diaspora?