Beleri dhe Mitsotakis

U zgjodh eurodeputet nga burgu, Mitsotakis telefonon Fredi Belerin dhe e përgëzon

10 Qershor, 18:31| Përditesimi: 10 Qershor, 18:43

  • Share

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka telefonuar këtë pasdite Fredi Belerin, i cili u zgjodh deputeti i Parlamentit Evropian në Greqi, në një kohë kur ndodhet në burg në Shqipëri për blerje votash.

Sipas mediave greke, Mitsotakis e ka përgëzuar Belerin për fitoren. Nesër pritet që Mitsotakis të zhvillojë një takim në orën 10:00 me eurodeputetët e rinj të Demokracisë së Re, në Megaros Maximos.

Fredi Beleri, i dënuar nga GJKKO për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, është zgjedhur nga grekët si anëtar i Parlamentit Europian. Beleri u rendit i katërti mes të votuarve si kandidat në zgjedhjet helene dhe bëhet një prej 21 eurodeputetëve grekë në PE dhe një prej 7 të zgjedhurve nga sigla e Nea Demokracia te Mitsotakis.

Vetë Beleri e ka konsideruar një triumf të demokracisë, ndërsa në Himarë ka nisur festa mes mbështetësve të tij.

Pavarësisht rritjes të së djathtës populiste, grupi i Partisë Popullore Evropiane (EPP) i qendrës së djathtë, doli i pari, siç kanë bërë në çdo zgjedhje parlamentare evropiane që nga viti 1999, me 186 ligjvënës për dhomën me 720 ulëse.

Qytetarët e Bashkimit Evropian shkuan për të votuar në 27 vendet anëtare mes 6 dhe 9 qershorit, dhe këto zgjedhje kanë ngritur debate të shumta mbi të ardhmen politike të Europës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?