Basha mbledh kryesinë, i bashkohen 13 anëtarë, nga 27! Thërret Kuvendin Kombëtar të PD-së më 2 shtator: Ndryshojmë statutin! Grupi i Bardhit bojkoton takimin

30 Korrik 2023, 14:23| Përditesimi: 30 Korrik 2023, 23:42

  • Share

TIRANË- Më 2 shtator Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha do të mbledhë Kuvendin Kombëtar! Vendimi u mor sot në mbledhjen e kryesisë, e thirrur nga kryetari i rizgjedhur një ditë më parë dhe ku në fokus do të jenë ndryshime në statutin e partisë.

Por përveç mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, kryesia ka vendosur prioritet luftën ndaj korrupsionit në nivel qendror dhe lokal. Kështu PD do të kërkojë në shtator dy hetime parlamentare: hetimin për fondet e IPARD, ku paratë e taksapaguesve europianë u devijuan për projekte dhe afera korruptive si dhe ridërgim i kërkesës për hetimin parlamentar të gjithë atyre që kanë përfituar statusin investitor strategjik.

Në mbledhjen e kryesisë, të cilën e nisi me 30 minuta vonesë, Bashës iu bashkuan vetëm 13 nga 27 anëtarë të saj. Në mbledhje morën pjesë vetëm të besuarit e tij, ndërsa grupi i Bardhit, me gati 10 deputetë bojkotoi. Temë e diskutimit mësohet të ketë qenë nisja e strukturimit të ri të ekipit ‘Basha 4’, teksa në krah të tij qëndruan Enkelejd Alibeaj dhe Indrit Sefa.

Në mbledhje morën pjesë Fitim Zekthi, Taulanda Jupi, Arbi Agalliu, Gazmend Koduzi, Mirela Karabina, Oriola Pampuri, Gentian Gaba, Kreshnik Çollaku, Flutura Açka. Merita Bakiu, Xhemal Gjunkshi, Indrit Sefa dhe Enkelejd Alibeajt.

Ditën e sotme Basha mblodhi edhe Kolegjin e Kryetarëve, të cilët i falënderoi që mbështetën rikthimin e tij dhe i shtruan rrugën e zgjedhjeve.

Mes përplasjeve brenda Partisë Demokratike, grupi i Lulzim Bashës mbajti një ditë më parë zgjedhjet duke e rikthyer atë për herë të katërt në krye të partisë. Nga pak më shumë se 25 mijë demokratë në listat e ‘krasitura’ nga berishistët iu përgjigjën apelit për votim 18.052 persona, nga të cilët 16.196 vota votuan Lulzim Bashën pra rreth 90% dhe 10% zgjodhën Gjergji Hanin, i cili mori 1657 vota. Ndërkohë, nga 52 deputetë demokratë, vetëm 8 prej tyre zgjodhën të votojnë, konkretisht Kreshnik Çollaku, Eralda Bano, Merita Bakiu, Flutura Açka, Orjola Pampuri, Arbi Agalliu, Enkelejd Alibeaj, Selaudin Jakupllari.

Nga ana tjetër grupi i Gazment Bardhit mblodhi online Këshillin Kombëtar të enjten e 27 korrikut dhe anuloi zgjedhjet e 29 korrikut, por përkundër kësaj, krahu i Bashës vijon procesin duke i cilësuar veprimet e Bardhit anti-statutore. Çështja ka përfunduar në Gjykatën e Tiranës, me kërkesë të Bardhit për të hequr emrin e Bashës nga regjistri i partive politike. Nga ana tjetër, Kryesia e partisë i hoqi vulën Bardhit dhe ia kaloi sekretarit Ligjor, Indrit Sefës.

Ora 22:10
Basha paralajmëron dy Komisione Hetimore në shtator: Fondet e Bujqësisë dhe Investitorët strategjik

1690621439_basha.jpg

Partia Demokratike drejtuar nga Lulzim Basha bën me dije se në shtator do të kërkohen dy hetime parlamentare në lidhje me fondet e IPARD si dhe për personat që kanë përfituar statusin investitor strategjik.

‘Lufta kundër korrupsionit prioritet në mbledhjen e parë të Kryesisë të drejtuar nga Basha, ja dy hetimet parlamentare që do të kërkohen në shtator. Mbledhja e parë e Kryesisë së Partisë Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës, përveç mbledhjes së Kuvendit Kombëtar në 2 shtator, ka vendosur si prioritet luftën ndaj korrupsionit në nivel qendror dhe lokal.

Shtatori do të sjellë edhe 2 nisma kundër korrupsionit nga Partia Demokratike: Kërkesën për hetim parlamentar të fondeve të IPARD, ku paratë e taksapaguesve europianë u devijuan për projekte dhe afera korruptive. Ridërgim i kërkesës për hetimin parlamentar të gjithë atyre që kanë përfituar statusin investitor strategjik, për të parë se çfarë përfitimesh strategjike kanë sjellë për zhvillimin e vendit, përveç pasurimit të pushtetarëve.’- njofton zyra e shtypit në PD.

Ora 21:33
Basha takim me kryesinë, vendosin mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 2 shtator

1690744448_finalprojekt.00362915.Still052.jpg

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që të mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD-së me 2 shtator, ku pritet të ketë ndryshime statutore.

Sipas PD-së, agjenda e Kuvendit Kombëtar do të jetë: Ndryshime statutore; Vendime organizative në përputhje me vendimet statutore; Miratimi i agjendës politike të Partisë Demokratike.

Ora 20:54
Basha mbledh kryesinë, kush janë 13 anëtarët që iu bashkuan! Grupi i Bardhit bojkoton mbledhje

 

Lulzim Basha ma mbledhur sot kryesinë e Partisë Demokratike, ku pritet që të diskutohet në lidhje me veprimtarinë politike të PD-së përgjatë muajit gusht si dhe në lidhje Kuvendit Kombëtar që pritet të mbahet në shtator.

Në mbledhje Bashës i janë bashkuar 13 anëtarë të kryesisë, konkretisht Lulzim Basha, Fitim Zekthi, Taulanda Jupi, Arbi Agalliu, Gazmend Koduzi, Mirela Karabina, Oriola Pampuri, Gentian Gaba, Kreshnik Çollaku, Flutura Açka, Merita Bakiu, Xhemal Gjunkshi, Enkelejd Alibeajt dhe Indrit Sefa.

Ndërkohë grupi i Gazment Bardhit siç duket ka bojkotuar mbledhjen.

Nuk janë në mbledhje:

Gazment Bardhi

Helidon Bushati

Lefter Geshtenja

Saimir Korreshi

Bledjon Nallbati

Dhurata Cupi

Dashnor Sula

Juela Hamati

Jonila Godole

Kane dhënë dorëheqjen:

Jorida Tabaku

Flamur Hoxha

Oriola Nebiaj

Nga Grupi Bashës nuk janë

Rolnd Bejko

Agron Kapllanaj

Jemin Gjana

Ora 19:00
FOTOT/ Basha bën mbledhjen e parë si kryetar, tregon kush është “udhëheqja” e re e PD

 

Lulzim Basha ka zhvilluar takimin e parë pas zgjedhjes si kryetar i Partisë Demokratike.

Basha ka mbledhur sot kolegjin e Kryetarëve, teksa i ka falenderuar për punën që kanë bërë një ditë më parë për prcesin e zgjedhjeve në PD.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledina: 31/07/2023 09:39

    PD u ringrit nga goditja vdekjeprurese e perbindeshit te Vicidolit Sali Sheqere Vuk Berisha.

    Përgjigju
  • Arbëri: 31/07/2023 09:05

    Rama ia ngriti komisionin hetimor këti lulush tradhtarit , dhe ia zbuloi tradhtin që luli ia ka bër UÇK deri sa punonte si ”agjent serborus” me KFOR dhe UNMIK në Kosovë , Lulushi e ndërroi këmishen ”pushoi për tu kthjellur” dhe u kthye si kines opozitar e në të vertet është ”PD” zyrtare nën diktatin e PS dhe Edvinit. Këta të dy ( Luli-Edvini) sot e kan një detyrë: varrimin e Republikes së Kosovës dhe shkatrrimin e Shqipëris…!

    Përgjigju
  • Mario: 31/07/2023 08:20

    shume shpejt fillon vetingu i rublave edhe per Bardhin si per faltoren

    Përgjigju
  • Iris: 31/07/2023 00:58

    Zakonisht kur nuk ke mundesi te zgjedhesh,do te zgjedhesh te keqen me te vogel.Basha ne kete rast eshte e keqja me e vogel.Rendesi ka qe tani te tregohet i kujdesshem e i permbajtur.PD-ja nuk duhet te kete me rrjedhje e allnime te tjera.Veprimet e grupit te Bardhit duhen toleruar nga Basha,nuk mjaftoi percarja qe shkaktoi Berisha,por po u largua dhe grupi i Bardhit,atehere cfare mbetet nga PD?!

    Përgjigju
  • Колорадо: 31/07/2023 00:56

    Cili eshte ky basha? Dhe cfare te mire ka ber per shtetin shqiptar

    Përgjigju
  • Eri: 30/07/2023 23:43

    Qesharake ne dhimbje...por ky Basha nuk e njeh Turpin....Berisha ka 1000 te zeza por ky eshte I peshtire...

    Përgjigju
  • AltinTop: 30/07/2023 23:25

    Nuk behet kurre shqiperia. Ska force madhore qe i ben balle politikaneve shqiptare.

    Përgjigju
  • xXx: 30/07/2023 22:17

    Çfare mund t'i jape nje person opozites qe ka shpetuar nja dy here me proçedure?!!!

    Përgjigju
    • Tallavaja: 30/07/2023 22:46

      Dhe qe kerkon te drejten morale te kontrolloje te tjeret. Cudira shqiptare te nje hajduti dhe vrasesi. Le te deshmoje per 21 Janarin tani qe u shkeput nga Berisha dhe Rrugen e Kombit. Felliqesire.

  • Faik: 30/07/2023 21:23

    Arben Ahmetaj KRYE HAJDUT , KRYE BANDIT , KRYE KUSAR , KRYE GRABITQAR , KRYE FUNDÉRRINÉ , NDYRÉSIRÉ , PLEHRÉ , ZAGAR , FEKALE e PARICIKLUESHME , FÉLLIQSIRÈ e PÉSHTIRÉ , ZUZAR , GJAKPIRÉS FÉMIJÉSH , GJAK PRISHUR , TRADHTAR , DOBIÇ 24 KARAT , qé e kané gjetur népèr ferra !!! Arben ahmetaj RREZIK KOMBÈTAR pèr Popullin SHQIPTAR dhe RREZIK GLOBAL pèr çdo SHTET qé e STREHON HAJDUTIN dhe KRRIMINELIN , qé VJEDH dhe GRABIT edhe FAKIRÉ-FUKARENJTÉ qè TÉRMETI ju mori SHTÉPITÉ !!!!!!

    Përgjigju
  • Genti.: 30/07/2023 21:01

    Beavo Lulzim Basha, ti je shpresa e kombit, per te qëndruar 150 vjet ne opozite.

    Përgjigju
  • Mario: 30/07/2023 16:21

    cfare te krasise me Berisha pas turpit ne rrogozhine edhe Iliri eshte gati ti largohet, duke rikthyer LSI me nje projekt ne fund te vjeshtes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?