U vra sot në Shkodër, viktima ishte arrestuar në vitin 2011, u kap me municion luftarak e drogë

15 Qershor 2022, 22:44| Përditesimi: 15 Qershor 2022, 23:10

  • Share

Lulash Qepuri, i cili mbeti sot i vrarë, është arrestuar në vitin 2011 pasi në banesën e tij dhe lokalin i është sekuestruar armë zjarri, municione luftarake si dhe fara të bimës narkotike kanabis sativa.

Konkretisht policia i ka sekuestruar në atë kohë 1 armë zjarri Automatik mod.56, 1 armë zjarri tip Revolver shtatëshe, 262 copë fishekë të modeleve të ndryshme, fitila zjarr përcjellës, 111 copë kapsolla detonatorë, si dhe një qese prej 55 gram me fara të bimëve narkotike kanabis sativa.


Lajmi kryesor:

Breshëri plumbash në Shkodër, vritet në lokalin e tij 74-vjeçari! I biri kundërpërgjigjet me shotgun e më pas telefonon policinë: Më vranë babanë


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?