Artan Cuku dhe pamje nga ekzekutimi i tij

U vra për shkak të detyrës! Familja e ish-kryekomisarit Artan Cuku kërkon dëmshpërblim, padit në gjykatë Policinë e Shtetit

28 Shtator 2020, 17:21| Përditesimi: 28 Shtator 2020, 17:45

  • Share

Ish-kryekomisari Artan Cuku u ekzekutua me armë në hyrje të shtëpisë pranë Liqenit Artificial mbi tre vite më parë më 8 Prill të 2017.

Familjarët e Cukut kanë dorëzuar një padi në gjykatën Administrative të Tiranës kundër ministrisë së Brendshme dhe policisë së shtetit duke u kërkuar dëmshpërblim monetar edhe moral.

Artan Cuku është shpallur "Dëshmor i Atdheut", titull që iu dorëzua bashkëshortes së tij nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se shkak i vrasjes së ish-komisar Artan Cukut është hakmarrja, pasi në kohën që ai mbante postin e drejtorit të policisë Vlorë, rihapi një vrasje të bujshme në këtë qark dhe vuri në pranga vrasësin Bledar Jambelli, i cili çuditërisht u lirua më pas nga gjykata. 

Komento

Komente

  • Toni: 29/09/2020 00:04

    Ti japin medalje per pabesi edhe per vrasje fukarenjsh edhe 1 millón dallavere

    Përgjigju
  • Gjynah: 28/09/2020 18:11

    Ky rametlia pranoi te keqperdorej per llogari te ca llumra e ne policine e shtetit. Ishte polic i mire por shume i pa bese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?