U vra nga grabitësit, përcillet sot për në banesën e fundit bashkëshortja e ish-këshilltarit të Pacollit

1 Dhjetor 2023, 11:41| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 15:42

  • Share

KOSOVË- I jepet sot lamtumira e fundit Liridona Murselit, gruas së ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit. 30-vjeçarja do të përcillet sot për në banesën e fundit, ndërsa dyshohet se është vrarë nga një grabitës, që i sulmoi për t’u marrë sendet me vlerë.

Ngjara ndodhi më 29 nëntor, ku sipas policisë së Kosovës viktima në momentin e incidentit ka qenë me bashkëshortin, Naim Murseli dhe dy fëmijët e tyre në makinë

Autori deri tani i panjohur, dhe i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar paratë, orën, varëset dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri, ku mbeti e vrarë e reja.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?