Ceremonia e lamtumirës së Besar Nimanit

U vra në Gjermani, qindra persona i japin lamtumirën boksierit Besar Nimani

14 Mars, 22:37| Përditesimi: 14 Mars, 22:41

  • Share

GJERMANI - Ish-boksieri Besar Nimani është varrosur të enjten, pasi u vra të shtunën e kaluar në Bielefeld të Gjermanisë. Qindra persona, kryesisht shqiptarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit 38-vjeçarit.

Ai është varrosur në varrezat e qytezës së “Sennefriedhof”. Policia gjermane ka nisur një operacion të madh për kapjen e të dyshuarve.

Autoritetet kanë kërkuar ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e autorëve. Bëhet fjalë për dy 33-vjeçarë, Ayman Daëoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt.

Nimani gjatë karrierës së tij si boksier profesionist ka zhvilluar 27 ndeshje, ku ka arritur që të fitojë 26 prej tyre, ndërsa ka pësuar vetëm një humbje.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?