U vra me breshëri kallashnikovi nga qiramarrësi i stallës së derrave, përcillet për në banesën e fundit 41-vjeçari në Kuçovë (VIDEO)

19 Dhjetor 2020, 11:56| Përditesimi: 19 Dhjetor 2020, 12:25

  • Share

Është përcjellë sot për në banesën e fundit 41 vjeçari Ajet Guneli, i vrarë dy ditë më parë në një lokal fshatin Goraj në Kuçovë nga personi që i kishte marrë me qira një stallë derrash. Ajet Guneli Dajlani u ekzekutua me 27 plumba pas një grindjeje banale nga Vangjel Polovina, personit të cilit disa vite në parë i kishte dhënë objektin me qira.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal ku autori Vangjel Polovina ka shkuar me armë tip kallashnikov dhe ka shkrehur mbi trupin e 41 vjeçarit plot dy karikatorë.

Viktima Ajet Guneli ishte kthyer pak kohë më parë nga Anglia ku jetonte së bashku me familjen, për tu marrë me disa dokumente në fshatin e lindjes, Gograj. Ai i kishte dhënë me qira autorit të vrasjes një stallë derrash por prej rreth 1 viti e gjysmë ky i fundit nuk i kishte paguar asnjë lekë.

Autori Polovina mësohet se e ka pranuar krimin, pas arrestimit nga policia ku dhe ka deklaruar të plotë versionin e tij të ngjarjes sipas tij, duke thënë se viktimën e kishte likuiduar për borxhin që i kishte duke i dhënë mish. Ai ka shtuar se një natë para vrasjes viktima Ajet Guneli e kishte marrë në telefon dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste.

1608294050_ajetdajlani1.jpg

Viktima Ajet Guneli dhe vendi ku ndodhi vrasja

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?