Ilirjan Celibashi

U votua me 106 vota nga Kuvendi, kush është rrugëtimi politik i Ilirjan Celibashit i cili rikthehet pas 14 vitesh në krye në KQZ

5 Tetor 2020, 15:52| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 15:59

  • Share

 Parlamenti ka zgjedhur sot Ilirjan Celibashin komisioner shtetëror të zgjedhjeve të ardhshme  me 106 vota pro.

Celibashi ka paraqitur kandidaturën e tij në ditën e fundit të aplikimeve për vendet vakante të KQZ-së së re dhe ka rezultuar se ai ka qenë një nga kandidatët që ka marrë votat maksimale, duke u rikthyer sërish në krye të këtij institucioni pas 14 vitesh.

Por cili është rrugëtimi i i tij politik? Celibashi ka hyrë në KQZ më 10 Shkurt të vitit 2001. Këshilli i Lartë i Drejtësisë zgjodhi dy anëtarët e rinj të këtij Komisioni që ishin Celibashki dhe Igli TOSKA.

Mandati i tij përfundoi në vitit 2006. Në këtë vit përfundoi mandati edhe për Pandeli Varfin dhe Tomor Malajn, të cilët u zëvendësuan me Flamur Çaton, Fatmir Kumbaron dhe Arben Ristanin.

Si duket ky nuk ka qenë rrugëtimi i tij i fundit në KQZ, pasi nga sot do të jetë në krye të  këtij institucioni për të mbikqyrur zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit 2021.

Pasi drejtoi KQZ-së në periudhën 2001-2006, Celibashi u zgjodh deputet i Partisë Socialiste në vitin 2013 për qarkun e Fierit. Më pas ai u emërua ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Postin  e dytë më të rëndësishëm në KQZ, atë të Nënkomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, që sipas marrëveshjes propozohej nga opozita, u zgjodh Lealba Pelinku, drejtuese e departamentit të antikorrupsionit pranë PD, e cila mori 105 vota pro.

Sot në garë me Celibashin ka qenë edhe Bledar Skënderi, pasi PD skualifikoi kandidaturën e tretë: ish-ministrin demokrat Ilir Rusmajlin.


Lajmi kryesor:

Krijohet KQZ-ja e re! Me 106 vota pro rikthehet në krye Ilirjan Celibashi! Me eleminimin e Rusmajlit PD 'djeg' mundësinë të marrë edhe drejtimin e saj


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?