Mariel Murati

U vetëdorëzua, gjykata lë në burg ish drejtorin e ALUZINI-t të Sarandës! Ndërtoi pa leje një hotel 7-katësh dhe e legalizoi

31 Mars, 14:24| Përditesimi: 31 Mars, 17:46

  • Share

Gjykata e Sarandës ka vendosur sot të lërë në qeli Mariel Muratin, ish-Drejtori i ALUZINI-t, i cili akuzohet se ndërtoi pa leje dhe më pas legalizoi një hotel 7-katësh në Sarandë.

Murati u vetëdorëzua në polici më 27 mars të këtij viti pas 13 ditësh i shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për Hoteli “Yacht” në lagjen nr. 4 të Sarandës që u ndërtua pa leje dhe më pas u legalizua e hipotekua në shkelje të ligjit.

Është pikërisht ky hotel që çoi pas hekurave zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Legalizimeve, Kadastrës. Pas një hetimi disa mujor Prokuroria e Sarandës firmosi 11 urdhër-arreste, për zyrtarë dhe ish-zyrtarë vendorë, nga të cilat u ekzkekutuan 8, ku pas masës së sigurisë 6 u liruan dhe 2 janë në arrest shtëpie.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • E verteta: 31/03/2024 17:10

    Asnje mase aresti nuk i ndal nese nuk shembet ose konfiskohet godina e ndertuar pa leje.

    Përgjigju
  • viron: 31/03/2024 14:40

    Shiko cfar cmendurie ndertoi pa leje nje hotel me 7 kate....te paret qe duhen arestuar jane punonjesit e IKMT dhe punonjesit e policise sepse 7 kate nuk ndertohen brenda nates por duhen muaj dhe kjo tregon qe nuk ka funksionuar shteti.

    Përgjigju
    • Albania1: 31/03/2024 17:36

      Mos u bej negativ or ti. Ky mjeshtri sapo siguroj nje raport qe osh i semut nga zemra. Ku ka Rilindje ka mjerim, hajduteri, pisllik,imoralitet, pa burrni etj etj etj....

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?