Bota

U veshën si civilë dhe u futën në korridorin humanitar në Mykolaiv, kapen 5 ushtarë rusë

12 Prill 2022, 10:54| Përditesimi: 12 Prill 2022, 10:56

  • Share


"Në rajonin e Mykolaiv-it disa ushtarë rusë me rroba civile, u përpoqën të depërtojnë në pozicionet ukrainase duke përdorur korridoret humanitare". Kjo u raportua në buletinin zyrtar të Komandës Operative Jugore të Ushtrisë së Ukrainës në Mykolaiv, në jug të vendit. 

"Njerëzit e fshehtë arritën në pozicionet tona, por u identifikuan, prej të cilëve pesë u neutralizuan," shpjegojnë ushtria në Kiev.

Dy sulme të tjera raketore nga rajoni Kherson, nën pushtimin rus, nga qyteti Nova Kahkovka shpërthyen sot në qytetin e Mykolaiv.


Lajmi kryesor:

Lufta, Putin takohet me Lukashenkon: Bisedimet e paqes me Ukrainën, në rrugë pa krye! S'ndalojmë operacionet deri sa të kemi sukses! Zelensky: Pa ndalimin e gazit, nuk ndalen krimet


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?