U vaksinuan kundër COVID-19, Manastirliu poston videon emocionuese të të moshuarve

1 Mars 2021, 10:09| Përditesimi: 1 Mars 2021, 11:19

  • Share

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ka nisur muajin me një video emocionuese të të moshuarve që u vaksinuan kundër COVID-19 ditën e djeshme.

Me fytyrat plotë shpresë, të moshuarit u shprehën se kjo është një vepër e madhe pasi shpëton njerëz.

“Kjo është një vepër shumë e madhe sepse shpëton njerëz”, tha njeri prej të moshuarve.

Disa prej tyre u shprehën se tani ndihen më të sigurt pas marrjes së dozës së parë të vaksinës kundër COVID-19.

“Tani ndihem më e sigurt. Duam të rrojmë akoma të shohim këto gjëra të bukura”

Deri më tani janë kryer 13.495 vaksinime për bluzat e bardha dhe për të moshuarit, mbi 80 vjeç.

Ndërkohë që ditën e sotme pritet të vijnë 15 mijë doza vaksinash Pfizer.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?