Ylber Ramadani

U transferua në Serie A: Ylber Ramadani është 'Gattuso' i Lecces, flet gjashtë gjuhë

8 Gusht 2023, 16:47| Përditesimi: 8 Gusht 2023, 16:48

  • Share

Ylber Ramadani është shqiptari i fundit që iu bashkua Serie A, duke firmosur për tre sezone me Lecce-n. Mesfushori luftarak tanimë ka debutuar me ekipin e ri, duke treguar menjëherë grintë me numrin 34 mbi shpinë. Janë mediet në Itali që e krahasojnë 27-vjeçarin me Gennaro Gattuson, ish-in e Milanit dhe Italisë.

Veç tyre, nuk mund të mos përmendej edhe fakti se Ylberi flet gjashtë gjuhë të huaja dhe ka luajtur në disa shtete. “Tuttomercato” e vlerëson lojtarin e Kombëtares për karakterin e tij, duke e krahasua me Gennaro Gattuson. Për Ylber Ramadanin nuk do të jetë e lehtë të shkëlqejë te Lecce.

Mesfushori shqiptar do të ketë për detyrë të zëvendësojë Morten Hjulmand, gjithnjë e më afër Sportingut të Lisbonës, por ai nuk mund të jetë “klon” i danezit.

Jo vetëm futbolli, mentaliteti është sekreti i tij

Ramadani është një futbollist që ka udhëtuar shumë. I lindur në Starnberg të Gjermanisë, ka prindër nga Kosova dhe është me kombësi shqiptare. Përveçse ka luajtur në Kosovë dhe Shqipëri, ai më pas ka pasur aventura në ekipe në Danimarkë, Hungari dhe Skoci.

Lecce e bleu nga Aberdeen për 1.2 milionë euro. Ata që e kanë vlerësuar personalitetin e tij, jo vetëm si futbollist, duhet ta dinë që falë edhe universitetit ku është i regjistruar, flet saktë shqip, gjermanisht, anglisht, danisht, hungarisht dhe italisht.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 09/08/2023 02:13

    Ylberit nuk i duhen 6 gjuhet e huaja, i mjafton te njohe mire gjuhen e futbollit. Loni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?