Baftjar Zeqo

U thirr në SPAK, Baftjar Zeqaj: Isha për tenderin e ujësjellësit në Fier! S’e bëri bashkia, por qeveria ‘Berisha’

15 Nëntor 2023, 21:03| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 21:06

  • Share

Ish-kryetari i bashkisë së Fierit Baftjar Zeqaj, ka dhënë në SPAK pak ditë më parë (13 nëntor) dëshminë e tij për tenderin e ujësjellësit të qytetit.

Kështu bëri me dije, ish-kryebashkiaku në një intervistë për mediat, ku nënvizoi se procedurat në atë kohë nuk i bëhej pushteti vendor, por bordi i vendosur nga qeveria në atë kohë e drejtuar nga Berisha

‘Kam deklaruar se çfarë kam ditur unë lidhur me një çështjen për ujësjellësin e Fierit, është një çështje e hapur para disa muajve. Ujësjellësi i Fierit nuk ka qenë në varësi të kryetarit ka qenë një vendim i Këshillit të ministrave në kohën e Berishës që ndërtohej një bord dhe bordi zgjidhte drejtorin. Ishte jashtë çdo lloj influence të kryetarit, si nga ana jurdike, por edhe morale, pasi bordi zgjidhtë vetë drejtorin.’- tha Zeqaj.

Zeqo tha më tej se gabimisht mediet e kanë konsideruar si dëshmi për kërkesën e Ahmetajt për të takuar Mirel Mërtirin.

‘Gabimisht është bërë lidhja meqenëse mua Ahmetaj më ka dërguar një mesazh ku ishte përmendur Mërtiri . Nuk ka asnjë lidhje!’- tha Zeqaj.

 Ish kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj u paraqit dy ditë më parë (13 nëntor) në Prokurorinë e Posaçme dhe dha deklarime në SPAK për rreth një orë. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?