U tha se xhandarmëria serbe hyri në Kosovë, KFOR sqaron ngjarjen

17 Shkurt, 22:34| Përditesimi: 17 Shkurt, 22:36

  • Share

Lajmi se xhandarmëria serbe ka hyrë brenda territorit të Kosovës wshtw hedhur poshtw misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO.

Pwrmes njw njoftimi zyrtar, KFOR sqaron se rreth orës 14:45, një njësi letoneze që po bwnte përgatitje të fillonte një patrullë të planifikuar dhe të sinkronizuar me Forcat e Armatosura Serbe përgjatë dy anëve të kufirit.

“Në momentin kur është bërë fotografia në fjalë, personeli letonez po koordinoheshin me homologët e tyre serbë, të cilët ishin pozicionuar në anën e tyre të vijës kufitare administrative. Është e rëndësishme të theksohet se skuadra e Letonisë ishte pozicionuar më tej pas udhëheqësit të tyre, i cili ishte i përfshirë në koordinimin e aktiviteteve me Forcat e Armatosura Serbe. Imazhi mund të ishte prerë për të përjashtuar pjesë që përshkruajnë liderin letonez duke biseduar me udhëheqësin e SAF. Të patrullimi i sinkronizuar është kryer në mënyrë profesionale dhe në respekt të plotë të procedurat e përcaktuara mirë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

 

 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?