Ilir Alimehmeti

U tha se do kandidonte për Bashkinë e Tiranës, flet mjeku Alimehmeti: Ja si qëndron e vërteta

7 Tetor 2022, 09:43| Përditesimi: 7 Tetor 2022, 16:47

  • Share

Mjeku Ilir Alimehmeti ka reaguar pas lajmeve që kanë qarkulluar për kandidimin e tij për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e ardhshme vendore, që do të mbahen pranverën e ardhshme.

Alimehmeti mohoi se do të kanidoj si kryetar bashkie, ndërsa shtoi se çdo gjë ka kohën e vet dhe se ai nuk beson te gjërat të cilat nuk janë të pjekura dhe nuk vijnë nga personat e duhur, në momentin e duhur.

“Unë kandidat? Ju jeni duke iu referuar disa burimeve, por duhet të pyesni burimet e duhura për këtë informacion. Duhet të them që tek unë nuk ka ardhur asnjë gazetar që të më pyesë dhe ta konfirmojë këtë gjë.

Me qetësi. Gjërat duan kohën e vet. Unë nuk besoj në mënyrë absolute tek gjërat që nuk vinë të pjekura nga personat e duhur në momentin e duhur.  Deri në këtë moment janë mediatike.”, tha Alimehmeti në Top News.

Pak ditë më parë mjeku Ilir Alimehmeti, i përfolur si kandidat i PD për Bashkinë e Tiranës, u shfaq ne krye të protestes së pedagogëve ku dhe mbajti një fjalim politik, pasi në vend të kërkesave për pagat e pedagogëve, mesazhi i tij u përqendrua tek Tirana.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?