Foto nga vendngjarja

U sulmua me thikë gjatë xhirimit të një videoklipi muzikor në Londër ! Vdes 23-vjeçari shqiptar bashkë me shokun e tij (EMRI)

14 Korrik 2023, 13:17| Përditesimi: 14 Korrik 2023, 13:21

  • Share

Një 23-vjeçar shqiptar është vrarë gjatë një sulmi me thika në veri të Londrës më 29 Qershor, gjatë skenës së xhirimit të një videoklipi muzikor.

Ngjarja ka ndodhur më 29 qershor në një zonë periferike në veri të Londës, ku shqiptari Klevi Shekaj dhe 15-vjeçari Leonardo Reid u sulmuan me thikë.

Nga sulmi i tmerrshëm humbi jetën menjëherë 15-vjeçari, ndërsa Klevi Shekaj pavarësisht transportimit në spital nuk mundi të mbijetojë.

Autorë të sulmit Abel Chunda, 27 vjeç dhe Jason Furtardo, 26 vjeç akuzohen për vrasjen e të riut shqiptar dhe 15-vjeçarit.

Ngjarja e rëndë ku janë përfshirë disa persona thuhet se ka ndodhur në skenën e xhirimit të një videoje muzikore ku një grup njerëzish që mbanin thika, vazhduan të sulmonin viktimat.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?