Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar në Arezzo të Italisë pasi janë kapur me 2.5 kg kanabis. Ata janë kapur gjatë kontrollit të ushtruar nga policia dhe lënda narkotike që u është sekuestruar nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 65 mijë eurove sipas mediave italiane.
Dy 40 vjeçarët e arrestuar ranë në dyshimin e policisë pasi nuk arritën të jepnin përgjigjie bindëse ndaj pyetjes se për ku ishin drejtuar. Në përmpjekje për të zhdukur provat, ata tentuan të hidhnin nga makina një qese plastike me kanabis.
Në përfundim të arrestimit të tyre, policia sekuestroi makinën me të cilën lëviznin, mijëra euro dhe lëndën narkotike që ata e shpërndanin në zonën ku u vunë në pranga.