Arbër dhe Hamdi Zuka

U shua familja Zuka në Kosovë/ Çifti i ndarë prej kohësh për shkak të dhunës, djemtë nuk e donin praninë e babait

5 Janar 2021, 10:50| Përditesimi: 5 Janar 2021, 10:56

  • Share

KOSOVA- Detaje të reja kanë dalë në sipërfaqe për ngjarjen e tragjike e cila ka ndodhur më datë 30 dhjetor në fshatin Pozhoran të Kosovës, ku kryefamiljari i familjes Zuka me një armë zjarri i ka marrë jetën brutalisht 2 djemve dhe gruas së tij.

Sipas albinfo.com, familja Zuka ishte e ndarë. Nëna Makfire jetonte së bashku me 2 djemtë e saj Arbër dhe Hamdi Zuka, ndërkohë që babai Fetah Zuka, “dora” e cila vrau 3 pjesëtarët e familjes së tij e më pas edhe veten jetonte në një lagje larg tyre, pasi me gruan ishin në proces divorci.

Mendohet që arsyeja e divorcit ka qenë dhuna që ushtronte Fetah Zuka ndaj bashkëshortes Makfire.

Burimi, më tej saktëson se familja ka arritur në Kosovë e ndarë dhe se nëna me djemtë kanë mbërritur me makinë, ndërsa babai i tyre, me avion. 

Po ashtu djemtë dhe nëna kishin qëndruar në shtëpinë e re, që e kishin ndërtuar, me paratë e tyre dhe pa kontributin e babait të fëmijëve. Ata nuk e kishin dashur praninë e tij në këtë shtëpi.

Ngjarja tragjike, e cila përgjaku ditën e parafundit të vitit 2020, ka tronditur opinion publik. Kryefamiljari i familjes Zuka, pasi i ka drejtuar armën gruas dhe dy djemve të tij duke i marrë brutalisht jetën, ai ka vrarë edhe vetën.

Komuna e Vitisë e ka shpallur ditë zie më datë 31 dhjetor, pas ngjarjes tragjike që ndodhi në fshatin Pozhoran të kësaj komune. Në ditën e ndërrimit të viteve nuk ka pasur as festime në nder të 4 pjesëtarëve të familjes Zuka që humbën jetën tragjikisht.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?