U shty nga moti i keq, festohet Dita e Verës në Gjirokastër

22 Mars 2019, 18:52| Përditesimi: 22 Mars 2019, 18:58

  • Share

Është festuar sot në Gjirokastër dita e Verës. Të shumta ishin  aktivitet që u organizuan për pjesëmarrësit dhe sidomos për fëmijët. Kryebashkiakja Zamira Rami tha se të detyruar nga moti i keq Ditën e Verës u vendos të festohej sëbashku me festën e Novruzit.

Gjirokastra festoi sot Ditën e Verës në pikën turistike të Viroit. Të shumta ishin  aktivitet që u organizuan për pjesëmarrësit dhe sidomos për fëmijët. Në hyrje të Viroit të prisnin vogëlushët me kurora me luledele si për të konfirmuar se tashmë dimrin e lamë pas. Kryebashkiakja Zamira Rami tha se të detyruar nga moti i keq Ditën e Verës u vendos të festohej sëbashku me festën e Novruzit.

Një nga  aktivitetet që tërhoqi më tepër vëmendjen e pjesmarrësve të cilët ishin nga të gjitha anët ishte gara e peshkimit.

Festimet për ditën e verës u finalizuan me koncertin që e madh ku performuan këngëtarët më të mirë të momentit ,  Redon Makashi, Aleksandër Gjoka dhe Elton Deda.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?