Alexey Petrov

U shpëtoi dy atentateve, vritet agjenti sekret në Bullgari! U ekzekutua teksa shëtiste me një grua

17 Gusht 2023, 07:51| Përditesimi: 17 Gusht 2023, 07:52

  • Share

Alexey Petrov ish-agjent sekret dhe këshilltar i qeverisë për luftën kundër krimit të organizuar në Bullgari, u vra në mes të ditës në shoqërinë e një gruaje.

Petrov u kishte shpëtuar tentativave të mëparshme të vrasjes kundër tij, thanë autoritetet.

Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme u thanë gazetarëve se Petrov po shëtiste me një grua kur u qëllua për vdekje, ndërsa gruaja mbeti e plagosur.

Pati dy tentativa të mëparshme për t'i vrarë, një në vitin 2002, kur dyshohet se u plagos mes një lufte droge dhe një sulm në vitin 2015, nga i cili doli i padëmtuar.

Vitet e fundit, 61-vjeçari drejtonte një nga kompanitë më të mëdha të sigurimeve në vend. Ai ka shërbyer edhe si këshilltar i kreut të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?