Foto ilustruese

U shpall në kërkim për përdhunim në grup të të miturit, 17 vjeçari shqiptar vetëdorëzohet në polici: Nuk jam arratisur drejt Shqipërisë

28 Dhjetor 2022, 13:25| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 13:29

  • Share

17 vjeçari shqiptar i cili akuzohet se ka marrë pjesë në përdhunimin e 15 vjeçarit në Athinë, nuk është arratisur drejt Shqipërisë. Avokati i tij mbrojtës deklaroi se i mituri ndodhej brenda territorit grek dhe se do të paraqitet në polici sa më shpejt të mundet.

Numri i personave të arrestuar për përdhunimin e shokut të tyre të klasës në Athinë, ka shkuar në 6 persona. Ndërsa personi i shtatë u la i lirë për shkak se ende nuk kishte mbushur 15 vjeç, shruajnë mediat greke.

I riu shqiptar i cili është personi i tetë i përfshirë në këtë ngjarje u shpall në kërkim nga policia, ku madje u përhap edhe lajmi se ai mund të jetë arratisur jashtë vendit por avokati mbrojtës e mohoi diçka të tillë.

Për rastin tronditës, vetë 15 vjeçari ka folur edhe për katër vajza të cilat sipas tij e kanë ditur për ngjarjen e rëndë. Përveç përdhunimit që pësoi 15-vjeçari, ai ishte ngacmuar dhe poshtëruar, ku të akuzuarit pretendonin se e kishin bërë “për qejf”. Më pas viktima e dhunës ishte kërcënuar me publikimin e videove të cilat grupi i personave që e dhunuan i përdornin për ta kërcënuar.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?