U shpall në kërkim pasi ushtroi dhunë ndaj motrës, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan (VIDEO)

27 Prill 2023, 10:19| Përditesimi: 27 Prill 2023, 10:39

  • Share

Një 35-vjeçari i shpallur në kërkim për dhunë në familje është vënë në pranga nga policia e Elbasanit ditën e sotme.

35-vjeçari kishte ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, duke thyer kështu urdhërin e mbrojtjes që ishte lëshuar ndaj saj.

Për pasojë uniformat blu kanë vënë në pranga 35-vjeçarin me iniciale E. G banues në Elbasan, i ciliështë kapur në lagjen "Dyli Haxhire" në  Elbasan.

Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?