Foto ilustruese

U shpall në kërkim ndërkombëtar për korrupsion, në pranga 59-vjeçari me origjinë turke! Do ekstradohet drejt Turkmenistanit

24 Janar 2021, 13:48| Përditesimi: 24 Janar 2021, 14:09

  • Share

KUKËS - Një 59-vjeçar turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua nga policia në hyrje të pikës kufitare të Morinës.

59-vjeçari me iniciale M.Ç. me kombësi turke, banues në Kosovë akuzohet për korrupsion.

Ai u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Turkmenistanit pasi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të këtij shteti,  ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar.

“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar Interpol Ashgabat të Turkmenistanit,  pasi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Turkmenistanit,  ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale "Korrupsioni" – njofton policia.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik &  Financiar në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?