Luiza Gega

U shpall kampione Europe, fëmijët shkruajnë për Luiza Gegën në detyrat e klasës: I bëri krenarë të gjithë shqiptarët! Sportistja poston fotot

16 Shtator 2022, 13:49| Përditesimi: 16 Shtator 2022, 13:52

  • Share

Disa fëmijë kanë pasur detyrë me shkrim të përgjigjen se kush është sportisti/ja e tyre e preferuar, ku shumë prej tyre kanë shkruar për kampionen Luiza Gega.

Gega postoi në rrjetet sociale foto nga fletoret e nxënësve ku shkruanin për të, e ku theksonin se sportistja i ka bërë shqiptarët krenarë.

“Luiza Gega është sportistja ime e preferuar. Ajo krenoi Shqipërinë duke bërë garën e vrapimit dhe duke marrë çmimin e parë.  Mua më pëlqen Luiza Gega, sepse ajo ishte shumë e shpejtë dhe ia arriti qëllimit të saj për të marr çmimin e parë, dhe bëri krenarë gjithë shqiptarët”, ka shkruar një nxënës.

“Ju dua, sa e lumtur ndihem”, shkroi Gega krahas fotografive që ka postuar.

Atletja shqiptare Luiza Gega u shpall kampione e Europës në gusht, garën e 3000 metrave me pengesa, në Mynih të Gjermanisë. Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. Gega vendosi edhe rekord europian të përmirësuar me pothuajse 6 sekonda. Ajo është nderuar nga Kryeministri Edi Rama me 'Kordonin e madh të Yllit të Mirënjohjes Publike'. Ndërkohë, Luiza Gega do të shpërblehet me 10 milionë lekë nga qeveria, ndërsa u mori edhe titullin qytetare nderi në Bulqizë.

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/09/2022 01:18

    Cfare klishe' mediokriteti! Sot femijet po shkojne drejt informatikes e gjuhes se huaj qe ne klase te pare dhe ketyre femijeve, qe kuptohet nuk jane ne klase te pare, u kerkohet qe te bejne nje hartim bazuar ne nje pyetje idiote e denje per nje femije 2-3 vjec :/Kush eshte sportisti tend i preferuar/!! Eshte njelloj si t'i pyesesh se cilin prind do me shume dhe pse.Me kete lloj niveli kerkese,rezultatet ne shkollat shqiptare dhe niveli i gjykimit te shqiptareve me vone kur arrijne moshen madhore per situata te ndryshme te jetes,nuk eshte per t'u cuditur.Mos u habisni kur shkrepin koburen per nje shikim.Keta femije jane ne moshe te bejne dallimin midis te gabuares e te drejtes,te mires e te keqes,mos i nenvleftesoni me keto lloj pyetjesh te keti niveli.Do te ishte me mire t'i kishin pyetur jo vetem per sportistet e suksesshem,por dhe per ata te kapur me doping, te benin krahasimin.Kush do t'jua mesoje dallimin midis te mires e te keqes,kur nuk orientohen nepermjet logjikimit nga mesuesit??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?