Foto ilustruese

Kronikë

Kishte humbur, i riu në Librazhd gjendet i mbytur në lumin Shkumbin

27 Gusht 2021, 20:03| Përditesimi: 27 Gusht 2021, 20:20

  • Share

Një 23 vjeçar është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin, i cili ishte deklaruar i humbur nga familjarët.

Policia njofton se rreth orës 19:00, në fshatin Hotolisht, Librazhd, në lumin Shkumbin është gjetur i mbytur pa shenja dhune shtetasi A.K.,  23 vjeç, banues në fshatin Spathar Librazhd.

23-vjeçari ishte larguar nga banesa më datë 23.08.2021. Nga deklarimet e familjarve dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundja e epilepsisë. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?