Ish-kancelari austriak, Sebastian Kurz

U shpall fajtor për dëshmi të rreme, gjykata në Vjenë dënon ish-kancelarin Sebastian Kurz! Njihej si një ndër kryeministrat më të rinj në botë

23 Shkurt, 21:41| Përditesimi: 23 Shkurt, 21:43

  • Share

Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz është shpallur fajtor për dëshmi të rreme në një gjyq të ngarkuar politikisht që ka mbërthyer institucionet e Austrisë për gjashtë muajt e fundit.

Gjykatësi Michael Radasztics caktoi një dënim prej 8 muajsh me kusht për 37 vjeçarin që njihet edhe si “djallëzori” i politikës konservatore evropiane .

Sipas ligjit austriak, vendimi nuk do të ketë efekt ligjor derisa rrugët e apelimit të Kurzit të jenë ezauruar.

Çështja kundër Kurz, e hapur nga prokurorët austriakë më shumë se dy vjet më parë, u përqëndrua në deklaratat që ai kishte bërë në vitin 2020 në një komitet hetimor parlamentar që heton korrupsionin në qeverinë e tij.

Kurz, asokohe ende kancelar, u akuzua se kishte gënjyer komitetin nën betim, pasi ai i tha se nuk kishte luajtur një rol vendimtar në emërimin e një aleati për të drejtuar kompaninë shtetërore të Austrisë, ÖBAG.

Mesazhet e zbardhura nga telefonat e zyrtarëve qeveritarë treguan më pas një rast totalisht ndryshe duke bërë që ndaj tij të nisnin hetimet për deklarime të rreme në komitetin hetimor parlamentar.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?