Shkolla Bedrie Bebeziqi

Politikë

U rindërtua pas tërmetit, shkolla ‘Bedrie Bebeziqi' fituese e çmimit ndërkombëtar të arkitekturës! Rama: Dje ishte gërmadhë në Durrës

26 Korrik 2021, 18:21| Përditesimi: 26 Korrik 2021, 19:12

  • Share

Shkolla "Bedrie Bebeziqi" e cila ishte njëra prej të dëmtuarave nga tërmeti i 26 nëntorit në 2019 në Durrës është fituese e çmimit ndërkombëtar të arkitekturës "BigSEE Architecture Award 2021".

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama i cili teksa ka publikuar disa foto nga shkolla e rindërtuar shkruan se dje ishte gërmadhë e tërmetit, ndërsa sot fituese e një çmimi prestigjioz. 

“Shkolla "Bedrie Bebeziqi" dje gërrmadhë e tërmetit në Durrës, sot Fituese e çmimit prestigjoz ndërkombëtar të arkitekturës. "BigSEE Architecture Aëard 2021”, shkruan Rama.

Nga tërmeti i 26 nëntorit në 2019 humbën jetën 51 persona si dhe u shkaktuan dëme të pariparueshme në qytetin e Durrësit.

Komento

Komente

  • May be: 26/07/2021 23:00

    Po sa Njerëz të ndritur e të Nderuar ka kombi..me gjithë respektin për Bedrien,por duhet një Studim i mirëfilltë për Nominimet e Emërtimet e Shkollave..në bazë të një Graduatorie meritash në shërbim të Kombit e Mëmëdheut!!!!!

    Përgjigju
  • Scutari: 26/07/2021 19:19

    Lum ata që do mësojnë në ndërtesë të tillë!!

    Përgjigju
  • redi: 26/07/2021 18:50

    Keto cmimet e arkitektures i mbajne ne te njejtin sirtar me medaljet e presidences, apo kane sirtar me vete?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?