U dënua për falsifikim dokumentesh dhe deklarim të rremë, ish gjyqtari i KPA Luan Daci kërkon në 'Kushtetuese' zhbërjen e vendimeve në 3 shkallët e gjyqësorit

20 Shtator 2022, 10:01| Përditesimi: 20 Shtator 2022, 15:02

  • Share

Ish anëtari i KPA, Luan Daci kërkon sot në Gjykatën Kushtetuese heqjen e dënimit nga të treja shkallët e gjyqësorit për falsifikim dokumentesh e deklarim të rremë. Daci kërkoi zhbërjen e vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila nuk i pranoi rekursin, zhbërjen e vendimit të Apelit të GJKKO dhe rikthimin e çështjes për gjykim në shkallë të parë pasi sipas tij janë vendime anti kushtetuese. 

Nga SPAK si palë e përfshirë nuk u paraqit askush fizikisht por ka sjellë prapësimet me anë të dokumenteve. Gjykata vendosi vazhdimin e seancës edhe pa praninë e SPAK. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha tha se Luan Daci ka kërkuar si palë Avokatin e Popullit dhe se është vendosur që të mos pranohet kërkesa.

Avokati i Luan Dacit, Jordan Daci, është shprehur në seancë e Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) bëri gjyq fiktiv pasi dha një vendim prej 35 faqesh për 15 minuta.

“Si e shkroi gjyqtari. si e argumentoi? Vendimin ata e kanë pasur gati dhe bënë gjyqin fiktiv për të dënuar Luan Dacin. S’ka asnjë falsifikim. S’ka fakt”, tha ai.

Nga ana e tij vetë ish gjyqtari Luan Daci ka thënë se vendimi i dhënë nga Gjykata ka qenë për shkak të paragjykimit.

“Gjyqtarja që dhe vendimin s’ishte kompetente. Unë jam anëtar i Gjykatës Kushtetuese  dhe s’mund të gjykohem nga GJKKO. Mungon fakti penal dhe s’kanë lënë sofizma pa bërë. I janë referuar CV-së sime e cila nuk është dokument zyrtar por është personal. Kush nuk e donte praninë time në veting duhet t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese por jo në SPAK që nuk është kompetent”, tha Daci.

Luan Daci u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike. Hetimet e SPAK bindën gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë Luan Dacin me akuzën e falsifikimit të dokumenteve për të fituar postin e anëtarit të KPA. SPAK kishte kërkuar 1 vit burg.

GJKKO vendosi se gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi. Pas dënimit nga GJKKO, me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit nisi procedimin disiplinor për ish-anëtarin e KPA Luan Daci. Por sot KPA vendosi ta pezullojë këtë hetim deri sa Gjykata e Lartë të japë vendimin për të.

Komento

Komente

  • Roni: 20/09/2022 14:33

    Dac për Dac, daci mbrohet nga Daci, Daci i korruptuar do të mbijetojë dhe therret Dac-in tjetër që pëshpërit tek opinioni i Fevzos. Hajde kohë dacash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?